Please enter at least 3 characters.

Qeveria e Kosovës miraton dy nisma bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut

2024/11/ilustrim-Qeveria-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike ku janë miratuar dy nisma të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut.Protokolli për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar

Qeveria miratoi nismën për lidhjen e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut për implementimin e Marrëveshjes mbi pikat e përbashkëta të kalimit kufitar.

Ky protokoll përfshin pikat kufitare Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, duke synuar lehtësimin e qarkullimit dhe përmirësimin e menaxhimit kufitar mes dy vendeve.

Memorandumi për sektorin e energjisë

Po ashtu, u miratua nisma për lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Maqedonisë së Veriut.

"Ky memorandum synon bashkëpunimin në sektorin e energjisë, në përputhje me politikat dhe strategjitë e të dy vendeve", thuhet në njoftimin e Qeverisë.