Qeveria aprovon Projektligjin për përgjime
03/04/2015
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, tha se ai rregullon një aspekt të rëndësishëm të sigurisë kombëtare dhe bën pjesë në grupin e ligjeve me prioritet qeveritar dhe përmbushje të kritereve për liberalizimin e vizave.
“Projektligji përcakton rregullat, detyrimet dhe procedurat për Operatorët e Rrjeteve dhe Ofruesit e Shërbimeve në lidhje me përpunimin e të dhënave të caktuara nga ana e tyre. Gjithashtu përcaktohen detyrimet dhe autorizimet e institucioneve shtetërore të themeluara me ligj për të garantuar respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në procesin e përgjimit të ligjshëm, si dhe kontrollin në zbatimin e procedurave të përgjimit”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/


