Please enter at least 3 characters.

Qeni i Policisë e kafshoi mizorisht në fytyrë, ndonëse ai ishte dorëzuar (Video)

2016/01/qeni-i-policis-euml-e-kafshoi-mizorisht-n-euml-fytyr-euml-ndon-euml-se-ai-ishte-dor-euml-zuar-video_hd.jpg

 Martin Lee Hoogveldt gjendej i ulur në divan, kur policët hynë në shtëpinë e tij në Utah të SHBA-ve.

Fqinjët ishin ankuar se ai bënte zhurmë të vazhdueshme, se ndizte gjëra në oborrin prapa shtëpisë dhe se linte mbeturina në rrugë.

Me të shkuar në shtëpinë e tij, policët thyen derën dhe hynë brenda: dy me armë në duar dhe njëri që ishte përgjegjës për qenin e quajtur Pyro, transmeton Telegrafi.

Qeni e ka sulmuar burrin 33-vjeçar, duke i lënë shenja të përjetshme në mjekër dhe mbi buzë.

Hoogveltd po kërkon dëmshpërblim nga autoritetet në vend, për të mbuluar shenjat në fytyrë që i ka marrë nga qeni agresiv i Policisë. /Telegrafi/