Qaka drejt Spanjës, e kërkon Gimnastic
236:"ELBASAN, ALBANIA - MARCH 26: Stefan Johansen of Norway, Kamer Qaka of Albania during International friendly match between Albania and Norway on March 26, 2018 at Elbasan Arena in Elbasan, Albania. (Photo by Trond Tandberg/Getty Images)
Kamer Qaka në aksion
12:"Getty Images
18/04/2018
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kamer Qaka, do të shitet nga klubi CSM Iasi.
Kjo pasi klubi ka probleme financiare, Qaka mund të shitet, dhe interes ka shfaqur Steaua e Bukureshtit.
Por, nga ana tjetër, drejtuesit kanë pranuar se në radhët e tyre ka ardhur edhe një ofertë nga Gimnastic, klub i Segunda Division në Spanjë.
Për Qakën, flitet se janë ofruar 500.000 euro.
Siç raportojnë mediat rumune, është pikërisht Cristian Panucci, trajneri i Shqipërisë, që e ka këshilluar që të qëndrojë deri në fund të sezonit tek CSM Iasi.
Ai më pas i ka këshilluar ta zgjedh Spanjën si destinacionin e ardhshëm.
Qaka ka filluar të tubohet nga Shqipëria prej se trajner është Cristian Panucci. /Panorama Sport/


