Please enter at least 3 characters.

Publikon fotografi në bikini, nëna e Rita Orës solidarizohet me gratë e prekura nga kanceri i gjirit

2019/07/39196254_527874670991809_1532918671695937536_n-e1564133317637.jpg

Nëna e këngëtares me famë botërore, Vera Ora, është mjaft e pëlqyer nga publiku dhe tashmë numëron fansa të shumtë në rrjetet sociale.

Si një psikiatre e NHS, ajo po ashtu shpesh i këshillon ndjekësit se si duhet përmirësuar shëndeti mental.

E njëjta nuk ngurron që herë pas herë të sjell imazhe dhe video nga përditshmëria e saj, madje edhe i shoqëron me mesazhe mjaft domethënëse.

Së fundmi, Vera ka sjellë disa fotografi në bikini, teksa tregon se janë realizuar në përkrahje të të gjitha grave që vuajnë nga kanceri i gjirit.

" I përkrahi gratë e prekura nga kanceri i gjirit dhe shëndeti mendor. Kostumet e larjes në foto janë të dedikuara dhe të dizajnuara për ato gra për të ndihmuar dhe kthyer vetbesimin e tyre", shkruan mes të tjerash Ora.

Kujtojmë që nëna e Ritës dikur vuante nga kanceri i gjirit, e cila arriti ta mposhtë vite më vonë. /Telegrafi/