Publikohet videoja e sulmit në muzeun e Tunizisë (Video, +18)
22/03/2015
Videoja është publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Aty shihen dy burra tek ecin të qetë, ndërsa pastaj shfaqen kufomat - viktimat e tyre, transmeton Telegrafi.
Sulmuesit janë identifikuar si nxënësi i shkollës së mesme Jabeur Khachnaoui dhe 27-vjeçari Yassine Laabidi. Armët ata i kishin marrë nga Libia.
Në lidhje me këtë rast janë arrestuar mbi 10 persona që kanë gisht në sulm. /Telegrafi/


