Please enter at least 3 characters.

Publikohet orari për ndeshjet e javës së 23-të në Superligën e Kosovës

2020/02/superliga-java-e-18.jpg

Superliga e Kosovës pritet të kthehet në aksion javën e ardhshme, më saktësisht me datën 5 qershor.

Si pasojë e pandemisë së coronavirusit, futbolli kosovar ka qenë i pezulluar nga 15 marsi, kurse javë më parë, Ministria e Shëndetësisë, ka dhënë ‘dritën jeshile’ që të rifillojë Superliga e Kosovës.

Pas këtij vendimi, skuadrat kanë filluar përgatitjet pasi që i pret një luftë e madhe për t’i arritur objektivat e klubeve, transmeton GazetaSheshi.

Kurse, tashmë është publikuar edhe orari i xhiros së 23-të për rifillimin e kampionatit.

Kjo xhiro hapet me ndeshjen Llapi-Dukagjini e cila pritet të zhvillohet më 5 qershor nga ora 16:00.

Ndërsa, lideri i Superligës, Ballkani, ndeshjen ndaj Drenicës do ta zhvilloje ditën e diel me 7 qershor.

Orari i plotë për xhiron 23:E premte, 5 qershorLlapi-DukagjiniE shtunë, 6 qershorDrita-FlamurtariFeronikeli-VushtrriaE diel, 7 qershorBallkani-DrenicaGjilani-Trepça ’89Prishtina-Ferizaj

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00, përveç ndeshjes Prishtina – Ferizaj që të zhvillohet në ora 18:00.