Please enter at least 3 characters.

Publikohet fotoja e parë e Messit dhe Antonellës me foshnjën e tyre të porsalindur

2018/03/antoroccuzzo88_19933307_451556885222244_1190325472844578816_n-e1520751816376.jpg

Lionel Messi gjatë ditës së djeshme ka marrë një lajm fantastik nga bashkëshortja.

Ylli i Barcelonës është bërë baba për herë të tretë në jetë pas dy djemve që ka pasur deri më tani.

Lajmin e lumtur e ka publikuar në rrjetet sociale, ku ka treguar se i sapolinduri do të quhet Ciro.

Por, tashmë djali i tretë i Antonella Roccuzzos dhe argjentinasi tashmë i është prezantuar publikut.

Ciro i është bashkuar vëllezërve Thiago e Mateoo dhe kjo ishte arsyeja pse futbollisti mungoi në ndeshjen katalunasve kundër Malagas.

Roccuzzo ka publikuar në rrjetet sociale një foto me të porsalindurit dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Ndryshe, Messi dhe Antonella janë në lidhje ka njëzet vjet ndërsa vitin e kaluar janë kurorëzuar. /Telegrafi/