Please enter at least 3 characters.

Publikohen pamjet nga aksidenti i Jack Grealish - yllit të Aston Villës i merret patentë shoferi dhe gjobitet me 85 mijë euro

2020/12/Nb9VSnPZ.jpg

Policia angleze ka publikuar pamje nga aksidenti i Jack Grealishit, me lojtarin që goditi dy vetura të parkuara, e që i është marrë patentë shoferi për nëntë muaj.

Ylli i Aston Villës po ashtu është ndëshkuar me një gjobë rreth 85 mijë euro, shumë kjo rekorde që është ndëshkuar ndonjëherë ndonjë futbollist.

Pasi u shpall i fajshëm nga gjykatat, pamjet kanë filluar të publikohen online nga aksidenti që kishte ndodhur në mars të këtij viti.

Grealish ishte duke lëvizur me Range Roverin e tij, pasi ishte në një aheng, në kohë kur vendi ishte në karantinë.

Në aksidentin e ndodhur, lojtari anglez largohet nga makina e tij, më pas rikthehet në vendin e ngjarjes, duke hipur në një makinë tjetër. /Telegrafi/