Please enter at least 3 characters.

Publikohen fotot e 3 personave të vrarë me Bin Ladenin

2016/01/f.0505104513353_m.jpg

Këto foto agjencia Reuters i bleu nga një oficer pakistanez i sigurisë, i cili insistoi të mbetet anonim. Ai i bëri fotot pak pas sulmit të forcave amerikane në pronën e Bin Ladenit. Reuters pohon se “është e bindur në autenticitetin e tyre”, transmetojnë mediat vendore.

Në foto shihet brendia e strehimores së Bin Ladenit dhe fotot e tre personave që u vranë me të.

Sipas të dhënave të disponueshme, mund të supozohet se fjala është për djalin e Bin Ladenit, Hamzën, korrierin e Bin Ladenit dhe vëllanë e korrierit, por akoma nuk dihet se kush është kush në foto. /Telegrafi/