Please enter at least 3 characters.

PSP-ja dorëzon në Gjykatën e Lartë një kërkesë për lëndën ''Talir''

2017/01/Gjykata-e-larte-1.jpg

Në lidhje me lëndën hetimore ''Talir'', Prokuroria Speciale Publike (PSP) njofton se ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë Kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kësaj gjykate i kërkohet që të vërtetojë se vendimi i Këshillit penal në Gjykatën themelore Shkupi 1, që refuzon kërkesën e PSP-së për sigurimin e një pjese të pronës së një partie politike, ishte e paligjshme.

PSP-ja pohpn se Kërkesa e tillë është bërë për shkak se i plotëson të gjitha dispozitat ligjore për çështjen e pronave në fjalë për perjardhje kriminale./Telegrafi/