Please enter at least 3 characters.

PSG dhe Monaco e duan Rakiticin

2018/08/Rakitic-Kroaci.jpg
231:"MOSCOW, RUSSIA - JULY 15: Ivan Rakitic of Croatia acknowledges the fans following the 2018 FIFA World Cup Final between France and Croatia at Luzhniki Stadium on July 15, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)
12:"Getty Images

Ivan Rakitic ka përfunduar në radarin e skuadrave të mëdha franceze, Paris Saint-Germain dhe Monaco.

Rakitic ishte njëri nga më meritorët për kalimin e Kroacisë në finale, ku u mposht nga Franca.

Paraqitjet e tij të mira në vazhdimësi me Barcelonën dhe kombëtaren kanë bërë që Rakitic të jetë shumë i kërkuar nga skuadrat evropiane.

Sipas mediumit spanjoll Mundo Deportivo, mesfushori kroat ka përfunduar në radarin e skuadrave të mëdha franceze.

Rakitic (Getty Images)

Paris Saint-Germain dhe Monaco janë dy skuadrat të cilat duan transferimin e mesfushorit qendror të Barcelonës.

Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë shkaku i klauzolës prej 125 milionë eurosh në kontratën e tij.

Sikurse PSG ashtu edhe Monaco shpresojnë që Barcelona të lirojë kroatin për një shifër më të ulët pas transferimeve të fundit në skuadër.

Barcelona tashmë në mesfushë ka nënshkruar me brazilianin Arthur Melo dhe kilianin Arturo Vidal. /Telegrafi/