Please enter at least 3 characters.

Pse po i falënderon pejanët Ramush Haradinaj? (Foto)

2017/05/ramushi-peje.jpg

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një event të mbajtur në një nga hotelet e Pejës, është shprehur mirënjohës ndaj gjithë pejanëve të cilët e mbështetën atë për kohën gjatë qëndrimit të tij në Colmar të Francës.

Në një status të publikuar nga faqja zyrtare e AAK-së në facebook për degën e Pejës, shihen fotografi të ndejës së organizuar derisa dhe Ramush Haradinaj kishte mbajtur fjalimin e tij falënderues, njofton Klan Kosova.

Për më shumë ja statusi i plotë i publikuar nga Dega e AAK-së, Pejë:

”Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj falënderon Pejanët për mbështetjen në ‘Colmar’ të Francës.Aleancën e lindi koha. Aleanca u lind, u rrit dhe u zhvillua në Pejë, ndaj dhe Peja kishte nderin që pas zhvillimeve të sotme në Prishtinë, të ishte nikoqire e liderit Ramush Haradinaj.Prania e madhe qytetare sot, bëri që kapacitetet e sallës së Hotel Dukagjini mos të mjaftonin për këtë takim. Me këtë rast qindra qytetarëve të tjerë iu desh që të përcjellin takimin nga ambientet jashtë Hotel Dukagjinit.Falëmnderit PejëMe respekt; AAK – Dega Pejë”