PS-LSI, prefekti i Fierit dhe Durrësit japin dorëheqjen
Prefekti i dorëhequr, Bitri, i cili është aktualisht kreu i LSI-së për Fierin tha se rikonfigurimi i Këshillit të qarkut po shqyrtohet në kryesinë e LSI-së.
LSI në total ka marrë nga koalicioni me PD-në drejtimin e rreth 33 posteve të rëndësishme. LSI përfaqësohej në Ekzekutiv me postin e zëvendëskryeministrit, ministrin e Ekonomisë, ministrin e Shëndetësisë dhe ministrin e Jashtëm.
Po ashtu, forca politike e drejtuar nga Ilir Meta mori 7 poste zëvendësministrash në Ekzekutiv, në disa prej sektorëve më të rëndësishëm, siç janë Ministria e Arsimit, Punës, Transporteve, Ekonomisë, Integrimit dhe Bujqësisë dhe Punëve të Jashtme.
Postet e LSI në administratë:
Zëvendëskryeministër dhe ministër i Ekonomisë, Ministër i Jashtëm,Ministër i Shëndetësisë, Zëvendës ministër i Jashtëm, Zëvendës ministër i Integrimit, Zëvendës ministër i Ekonomisë
Zëvendës ministër i Punëve Publike, Zëvendës ministër i Arsimit
Zëvendës ministër i Punës dhe Zëvendës ministër i Bujqësisë
Po ashtu ka udhëhequr edhe disa prefektura
Prefekt i Fierit, Prefekti i Durrësit, Agjencia e Trafikut Ajror (ANTA), Drejtoria e Transportit Tiranë, Ndihmësdrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, Drejtor i KESH , Drejtor i QSUT, Drejtor i Spitaleve (Elbasan, Vlorë, Lezhë, Gjirokastër) , Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, Agjencia Kombëtare Bërthamore, Qendra Kombëtare e Regjistrimit ,Qendra Kombëtare e Licencimit , Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave,Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, Inspektorati Qendror Teknik, Reparti i Inspektim dhe Shpëtim-Minierave dhe Sekretariati për Transparence në Industrinë Nxjerrëse. /Telegrafi/


