Please enter at least 3 characters.

Protestat në Hong Kong: Trump sugjeron takim personal me presidentin kinez

2019/08/ap_18194230035338-e1565020323843.jpg
178:"File photo taken in November 2017 shows U.S. President Donald Trump (R) and Chinese President Xi Jinping at the Great Hall of the People in Beijing. (Kyodo via AP Images) ==Kyodo
5:"Kyodo

Presidenti amerikan Donald Trump ka sugjeruar një “takim personal” me presidentin e Kinës, Xi Jinping për të diskutuar krizën politike që përfshiu Hong Kongun.

Në një status në Twitter, Trump tha se kishte "zero dyshim” se Xi mund “të zgjidhte problemin e Hong Kongut”.

Ai gjithashtu lidhi protestat me një marrëveshje tregtare të SHBA me Pekinin, përballë tensioneve të vazhdueshme tregtare.

“Sigurisht që Kina dëshiron të bëjë një marrëveshje. Lërini ata të punojnë më parë me Hong Kongun!”, shkroi Trump. /Telegrafi/