Please enter at least 3 characters.

Propozimi për punën online të Kuvendit të Maqedonisë sot në seancë plenare

2020/08/kuvendi-3.jpg
4:"Emin

Propozimi për plotësim të Rregullores për punë të Kuvendit, që parasheh deputetët të mund të punojnë online, është vendosur në rend dite për seancën e ditës së sotme.

Por një gjë e tillë tani për tani mbetet pikëpyetje, pasi duhen 61 vota, ndërsa një pjese e deputetëve janë në izolim ose të infektuar me Kovid-19. E opozita vazhdon ta kundërshton këtë propozim.

Koordinatorët e grupeve parlamentare të partive opozitare nuk morën pjesë në takimin e rregullt me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, të mbajtur ditën e hënë.

Propozimi për ndryshime në Rregullore parasheh që nëse një deputet paraqet rrezik për deputetët tjerë atëherë ai duhet të informojë Kryetarin e Kuvendit se do të punojë online. Për këtë, deputeti duhet të paraqesë dokument që konfirmon se ai nuk mund të marrë pjesë personalisht në seanca.

Sidoqoftë, Kuvendi do të jetë i detyruar t’i sigurojë deputetit një kompjuter dhe pajisjet e nevojshme për të monitoruar seancat online.