Please enter at least 3 characters.

Prokuroria zbardh zjarrin në kafenenë e Prilepit, paraburgoset i dyshuari

2017/09/Djegie-zjarri-zjarr.jpg

Prokuroria Publike e Prilepit sot njoftoi se ka ngritur procedurë kundër 24-vjeçarit nga Prilepi, i cili gjatë natës së Vitit të Ri i vuri flakën një kefenesë.

24-vjeçari dyshohet se ka kryer veprën penale "vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme", përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai më 31 dhjetor rreth orës 18:00 ka pasur diskutim verbal me njërin nga të punësuarit dhe menaxherin e objektit dhe pa e paguar borxhin, është larguar duke kërcënuar se do ta djeg objektin pasi është ofenduar.

Të dyshuarit i është shqiptuar masa e paraburgimit me kohëzgjatje prej 30 ditëve./Telegrafi/