Please enter at least 3 characters.

Prizreni 16 fiton Superkupën e Kosovës, duke mposhtur në finale Trepçën

2021/09/241022678_1828588160654425_8009008781160709974_n.jpg
14:"Rrahman Osmani

Ka përfunduar takimi final i Superkupës së Kosovës mes Prizrenit 16 dhe Trepçës.

Skuadra e Prizrenit ka arritur të fitojë edhe finalen e madhe, në përballjen me skuadrën mitrovicase, Trepça.

Në finalen që u luajtë në kryeqytet, Prizreni fitoi me rezultatin 90-81.

Paraprakisht, skuadra e Prizrenit mposhti në gjysmëfinale Pejën, dhe edhe në finale shihej si skuadër favorite.

Në krye me Rifatin, Prizreni merr një trofe mjaft të rëndësishëm. /Telegrafi/