Pritje madhështore për yjet e "Slumdog Millionaire"
26/02/2009
Katër aktorët e rinj të filmit me subjekt të bazuar në Indi, janë bërë automatikisht të famshëm që nga momenti kur filmi i tyre fitoi tetë çmime Oskarë më 22 shkurt në ndarjen e çmimeve Academy Awards në Hollywood.
Rubina Ali, Ayush Mahesh Khedekar, Ali dhe Azharuddin Mohammed Ismail janë pritur nga qindra fansa vendas në aeroportin e Bombeit. Me ta ishin po ashtu edhe fituesi i dy çmimeve Oskar për muzikën më të mirë dhe këngën më të mirë, kompozitori A. R. Rahman, i cili ka deklaruar: “Fansat thuajse më mbytën me dashurinë e tyre”.


