Please enter at least 3 characters.

Prishtinasi në gjendje të dehur sulmon fizikisht dy policë

2021/01/Policia-e-Kosoves-1-650x358-2-600x358-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Prishtinë ka sulmuar fizikisht dy policë.

Policia bën të ditur se personi ishte në gjendje të dehur derisa ka sulmuar policët.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në gjendje të dehur, në stacionin policor ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Zyrtarët për shkak të lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt", njofton Policia. /Telegrafi/