Please enter at least 3 characters.

Prishet ndërtimi në Llogara (Video)

2016/01/f.0711230944363_m.gif

Rreth orës 7:00, fadroma ka mbërritur ne Qafën e Llogarasë, ku ka shembur plotësisht një ndërtesë dykatëshe, e cila ishte ndërtuar pa leje.

Ndërtesa ka qenë objekt debatesh të forta dhe, nga sa mësohet, pronari i saj rezulton të jetë edhe kushëri i Edi Ramës, raporton Top Channel.

Ky i fundit, gjatë këtyre dy javëve, ka kërkuar me ngulm prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare, duke qenë një nga deputetët e Vlorës dhe iniciator i këtij aksioni të Bashkisë, duke bërë shembull të respektimit të ligjit edhe persona të afërm të tij. /Telegrafi/