Princi William flet për dhimbjen e tij
15/03/2009
Dymbëdhjetë vite pas vdekjes së Princeshës në një aksident komunikacioni në Paris, Princi William ka folur për humbjen e tij në evenimentin bamirës për fëmijë “Child Bereavement” në Londër.
“Vetë ideja se kurrë më nuk do ta thuash fjalën ‘nënë’ në jetën tënde lë një përshtypje pikëlluese, për shumë njerëz që kanë humbur nënën, duke më përfshirë edhe mua. Humbja e një anëtari të afërt të familjes është njëra nga përvojat më të këqija që mund ta përjetojë dikush”, ka thënë Princi, i cili në kohën kur Diana vdiq i kishte vetëm 15 vjet.


