Please enter at least 3 characters.

Presin ndihmë nga komuna

2016/01/presin-ndihm-euml-nga-komuna_hd.jpg

Drejtori i ekipit ferizajas, Nadir Haxhimusa, konfirmoi që kryesia e klubit është në pritje të kryetarit Sfarqa. “Kryetari i komunës sonë ka qenë shumë i nxënë gjatë ditëve të fundit. Jemi ende duke e pritur atë, për të mbajtur një takim që mund të jetë vendimtar për të ardhmen e klubit. Besoj që kjo mbledhje do të mbahet gjatë ditëve të ardhshme”, deklaroi Haxhimusa.
Në pritje të këtij takimi, klubi ferizajas ka siguruar ndihmën financiare të tre sponsorëve të fuqishëm. Bëhet fjalë për kompanitë ‘Bardhi’, ‘Eskavatori’ dhe ‘X Project’.

“Kemi biseduar vazhdimisht gjatë ditëve të fundit dhe tani kemi konfirmimin e tre sponsorëve të fuqishëm, të cilët do të na ndihmojnë në stinorin pranveror. ‘Bardhi’, ‘Eskavatori’ dhe ‘X Project’ do të derdhin mjete financiare në arkat e klubit, në mënyrë që t’i arrijmë objektivat që i kemi”, shtoi Haxhimusa. Të kujtojmë që as trajneri Bylbyl Sokoli e futbollistët tjerë të skuadrës, nuk e kanë të sigurt qëndrimin te ‘bardhekaltërit’. /Tribuna/Telegrafi/