Presidenti Thaçi uron të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit
04/07/2016
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Fitër Bajramit.
Postimi i presidentit Hashim Thaçi në Facebook:“Të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Fitër Bajramit.Në këtë festë, e cila vjen pas agjërimit të muajit të bekuar të Ramazanit, ne ndajmë me njëri-tjetrin vlerat e sakrificës, solidaritetit, devotshmërisë dhe unitetit.Paqe, mirëqenie dhe shumë gëzime në familjet tuaja. HTH”


