Pranon Simeone: Costa mund të largohet
21/04/2014
Chelsea është klubi më i interesuar për shërbimet e futbollistit me origjinë braziliane, ndërsa trajneri është i vetëdijshëm se fuqia financiare e Bluve mund t’i detyrojë Rojiblancos që ta shesin 25-vjeçarin.
“Nuk do të befasohesha nëse një skuadër e fuqishme financiarisht mund ta rrëmbejë një lojtar si Costa”.
“Pse? Sepse Diego është ndryshe nga të tjerët dhe është në formën e tij maksimale”, u ka thënë Simeone gazetarëve.
Të martën mbrëma, Atletico është pikërisht nikoqir i Chelseat për të zhvilluar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/


