Pranga për përdhunuesin e nuses së kushëririt
04/08/2012
Mësohet se Ahmeti ka vënë në shënjestër nusen e kushëririt 29 vjeçaren me iniciale M.A., të cilën duke e ruajtur i ka gjetur momentin dhe e ka dhunuar.
Që nga momenti i ngjarjes së rëndë e dëmtuara denoncoi ngjarjen e rëndë në polici, ndërsa pas dy ditë kërkimesh intensive u vu në pranga përdhunuesi i saj, raporton agjencia e lajmeve noa.al.
Nga ana e familjarëve të të ndaluarit thuhet se Ahmeti ka prishur nderin e familjes, dhe se veprimi i tij nuk ka justifikim. /Telegrafi/


