Prandelli me Italinë deri në Euro 2016
26/05/2014
Kontrata e 56-vjeçarit skadonte pas Kampionatit Botëror, mirëpo ai ka vendosur të qëndrojë deri në Euro 2016.
“Në këtë moment po ndjej një kënaqësi të madhe. Jam krenar që Federata Italiane e Futbollit më ka propozuar rinovim dyvjeçar, pavarësisht rezultatit në Kampionatin Botëror”.
“Për këtë arsye jam treguar i gatshëm për të rinovuar”, është shprehur Prandelli për ANSA.
Strategu italian është në krye të Azzurrëve që nga viti 2010. /Telegrafi/


