Portieri i Liverpoolit mungon tetë deri në dhjetë javë
30/07/2016
Portieri i ri i Liverpoolit, Loris Karius, do të jetë jashtë ekipit për tetë ose dhjetë javë pasi ka thyer dorën.
22-vjeçari është lënduar gjatë ndeshjes kundër Chelseas të mërkurën dhe do të kthehet nga Amerika në Angli për operacion.
Karius është transferuar te Liverpooli nga Mainzi për 4.7 milionë funte.


