Porsche zbarkon në Kosovë
18/06/2008
Sipas komunikatës që ka dërguar kompania e marketingut, “Media Solution Grup” drejtuesit e kësaj kompanie do të mbajnë dhe një konferencë për shtyp në hotelin Grand në Prishtinë, ndërkohë që në komunikatë nuk sqarohet arsyeja e ardhjes së drejtuesve të kësaj kompanie.
Kompania Porsche Austria, numëron më se 15.000 punëtorë anembanë botës, të shpërndarë në 3 kontinente, merret me shitjen e veturave të brendeve të mirënjohura Volkswagen, Skoda, Audi, Seat, Lamborghini, Bugatti, Bentley dhe Porsche.
Kompania me seli në Salzburg të Austrisë, është edhe aksionari më i madh në koncernin Volkswagen AG, si dhe ka pjesëmarrje në fabrikat e MAN-it dhe Scania-së. /Telegrafi/


