Poni vjen me “Dale Dale” (video)
20/07/2013
Kënga, e cila ka një melodi ritmike verore, është realizuar nga Alfred Sula, ndërsa videoklipi nga Pro Video.
Ky është projekti i parë rikthyes për këngëtaren nga Shqipëria pas dy vitesh, kohë të cilën ajo e kaloi duke iu përkushtuar foshnjës së saj.
Poni, emri i të cilës është Shqiponja Karafili, po ashtu ka premtuar edhe një videoklip të ri me titull “Xhan Xhan”, të cilin titull e mban edhe albumi i saj i ri. /Telegrafi/


