Please enter at least 3 characters.

“Politikë kombëtare apo politikë partiake” (Video)

Duke folur për pastrimin e listës zgjedhore, profesori Izet Zeqiri theksoi së në Maqedoni 280 mijë votues fiktiv, pushteti i përdor me manipulim zgjedhor.

“Ne aktualisht kemi 2 milion 250 mijë banor, a në zgjedhjet e 2014 kemi pasur 1 milion e 780 mijë votues. Po të analizojmë votuesit që nuk kanë të drejt vote, ata janë nën moshën 18 vjecare diku 550 mijë. Nga 2 milion 2 50 mijë banor nëse i heqim 550 mijë d.m.th. ngelin 280 mijë fiktiv të cilët ky pushtet I përdor me manipulim zgjedhor”, u shpreh Izet Zeqiri, Profesor.

“Ky numër kaq i madh i votuesve fiktiv, është përdorur nga dy partitë politike gjithnjë për të ul numrin e deputetëve shqiptar. Se ka pas njëfarë koalicioni në heshtje mes LSDM dhe VMRO që nga 90 e këtej që një numër i votave të ndodhet mes këtyre partive që të ulet numri i deputetëve shqiptar”, tha Arben Ratkoceri, Gazetar.

Profesori Rufi Osmani u shpreh skeptik rreth epilogut të prokurorisë speciale. Sipas tij askush nuk guxon ta gjykon Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtoret e tij dhe për shkak kësaj, Osmani vlerësoi se duhet të themelohet gjykatë special.

“Nuk ka çmim që mund ta detyron Nikolla Gruevsin, ta themi hapur që gjykatësit e atij të pranojnë propozime për arrest dhe të nisin procedura për ndëshkim të njerëzve të inkriminuar që kanë qenë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, duke filluar nga Gordana Jankullovska, Milie Janakisevski e Sasha Mijallkov”, shtoi Osmani.

“Nëse edhe në këto 2 muajt e fundit nuk do të ketë progres, në procedimin e rasteve gjyqësore nga prokuroria speciale atëherë tani mund të dimë epilogun përfundimtar se kush do të fitojë dhe kush do ta formojë qeverinë e ardhshme”, tha Blerim Reka.

Për shtyrjen e datës së zgjedhjeve në këtë debat u tha se dy partitë shqiptare e luajtën lojën për ti pajtuar dy partitë maqedonase. /Telegrafi/