Policia kufitare e Kosovës, edhe në pikën 1
02/08/2011
Vendosja e agjentëve të Policisë së Kosovës në pikën kufitare numër 1 është konfirmuar nga zëdhënësja e këtij institucioni, Sabrie Kamberi, raporton TopChannel.
Ndërkohë, policia kosovare ka përsëritur paralajmërimin se zyrtarët serbë që hyjnë pa leje në Kosovë mund të arrestohen.
Konkretisht bëhet fjalë për negociatorin serb Borko Stefanovic dhe të ashtuquajturin ministrin për Kosovën, Goran Bogdanovic, të cilët kanë hyrë sërish në veri përmes rrugëve dytësore. /Telegrafi/


