Please enter at least 3 characters.

Policia ia refuzon kërkesën Labit për protestë - këngëtari iu bën thirrje protestuesve që të paraqiten me maska dhe të mbajnë distancë

2020/11/laaabhja.jpg

Këngëtari i njohur shqiptar dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri, ka paralajmëruar nesër (e premte) një protestë.

Kjo protestë sipas tij bëhet me qëllim kundërshtimin e masave të reja antiCovid të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

Teksa ka bërë thirrje për grumbullim në orën 11:00 në qytetin e Ferizajt, Labit duket se kërkesën për protestë nuk ia kanë aprovuar organet e rendit.

Ka qenë vet këngëtari ai i cili përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ka shfaqur kërkesën së cilën ia ka adreauar Policisë së Kosovës dhe që e njëjta më pas është hedhur poshtë.

Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):“Tê dashur qytetar, kërkesen për protesten që duhet ta mbajm nesër e ka refuzuar stacioni policorê!Gjithsesi faleminderit që më lajmruan ata nuk kanë faje.Në rregull, por ne do të dalim aty 30 minuta, me maska, dhe paqesore!Pra mos harroni nesër ora 11:00 do mbahet protesta përgjegjesia është e madhe, por pa marrë përgjegjesi nuk shohim as dritë e as ardhmeri!Zoti ju bekoftë", ka shkruar Labinot Tahiri në Instagram. /Telegrafi/