Please enter at least 3 characters.

Policia gjermane në aksion kundër vibratorit

2016/01/f.0305233014382_m.jpg

Zhurma ishte aq e madhe dhe e çuditshme, bile edhe nëpërmjet telefonit, sa që policia nga Bochumi i Gjermanisë vendosi të dërgojë një patrullë në “vendin e krimit”, thuhet në një deklaratë të policisë.

“Me shumë kujdes dhe me lejen e banores, njëri prej oficerëve hapi dollapin e rrobave nga po vinte zhurma. Nën rroba ai gjeti një objekt shumë personal i cili punon me bateri dhe që me sa duket ishte lëshuar vetë... Fytyra e gruas ndryshoi ngjyrën”.

Policia pastaj “i uroi gruas mbrëmje të këndshme dhe u largua”. /Telegrafi/