Please enter at least 3 characters.

Pogba i thotë Barcës: Mund të qëndroj te Juve

2016/01/pogba-i-thot-euml-barc-euml-s-mund-t-euml-q-euml-ndroj-te-juve_hd.jpg

Mesfsuhori 22 vjeç është lidhur shumë me një largim nga Torino në afatin e fundit kalimtar, por Juventusi besohet se refuzoi ofertën prej 80 milionë eurosh të Barcës në korrik.

Dhe me një numër të madh klubesh që vazhdojnë ta kërkojnë, Pogba në fakt ka shprehur besnikërinë për Juven.

“Nuk ishte koha e duhur për t'u larguar dhe kështu mirë që qëndrova këtu e që do të mbes këtu. Tani për tani, jam i lumtur që jam këtu. Ne duhet të përfundojmë sezonin dhe më pas do të shohim sërish atë që do të ndodhë”.

“A është arritur ndonjë marrëveshje në janar? Unë nuk e di, tani për tani jam te Juventusi dhe jam i fokusuar vetëm tek ata sepse nuk kemi startuar mirë. Sa për pjesën tjetër, të shohim”, u shpreh Pogba. /Telegrafi/