Please enter at least 3 characters.

Podujevë, gruaja rrahet nga burri dhe kunata

2021/01/auto_auto_rrahje-dhune-600x35815788233291579348606-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e martë në Podujevë.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 19:35.

“Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe motra e bashkëshortit. Të dyshuarit mashkull dhe femër kosovar-e, të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti po vazhdon të hetohet. /Telegrafi/