Please enter at least 3 characters.

Pochettino pritet të prezantohet sot te PSG

2021/01/mauricio-pochettino-psg-gfx_9br7q0c0dcvz12m1eo4ihjy3s.jpeg

Mauriucio Pochettino mund të thuhet se është trajneri i ri i Paris Saint-Germainit.

Trajneri argjentinas kishte qenë i papunë pothuajse për dy vite, pas shkarkimit që iu bë nga Tottenham Hotspuri.

Por, Pochettino tani pritet që të zëvendësojë Thomas Tuchelin e shkarkuar para pak ditësh edhe pse trajneri kishte dërguar sezonin e kaluar skuadrën në finale të Ligës së Kampionëve.

Sipas asaj që raporton L'Equipe, Pochettino tashmë ka arritur në Paris, pasi kishte kaluar Vitin e Ri në Londër.

Argjentinasi pritet të prezantohet sot (e shtune) te kampioni i Ligue 1 në një kontratë trevjeçare. /Telegrafi/