Please enter at least 3 characters.

Pochettino: Bëhet fjalë për Cityn, prandaj kanë mbetur edhe 90 minuta lojë

2019/04/MauricioPochetino-1-e1554847599578.jpg
332:"LONDON, ENGLAND - APRIL 09: Mauricio Pochettino, Manager of Tottenham Hotspur speaks to Hugo Lloris of Tottenham Hotspur during the UEFA Champions League Quarter Final first leg match between Tottenham Hotspur and Manchester City at Tottenham Hotspur Stadium on April 09, 2019 in London, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.

Spursat shënuan fitore minimale para tifozëve të vet me golin e Heung-Min Son të shënuar në gjysmën e dytë, ndërkohë që Hugo Lloris e mbrojti penalltinë e Sergio Agueros në pjesën e parë.

"Ishte një ndeshje e pabesueshme. Ishte shumë vështirë. Mirëpo është fala për Manchester Cityn, ndërsa është edhe sfida kthyese".

Përshëndetja e Mauricio Pochettinos me gjyqtarët (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

"Jemi të kënaqur se treguam cilësi të shkëlqyer. Paraqitja ishte e mirë, por janë edhe 90 minuta të tjera për t'u zhvilluar".

"Mbrojtja e penalltisë mendoj se na dha vetëbesim. Mendoj se pati shumë gjëra pozitive", ka thënë Pochettino për BT Sport. /Telegrafi/