Please enter at least 3 characters.

Pochettino befason të gjithë, në bisedime me Zenitin

2020/09/GettyImages-1185948775.jpg
289:"BELGRADE, SERBIA - NOVEMBER 06: Mauricio Pochettino, Manager of Tottenham Hotspur looks on during the UEFA Champions League group B match between Crvena Zvezda and Tottenham Hotspur at Rajko Mitic Stadium on November 06, 2019 in Belgrade, Serbia. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)
12:"Getty Images

Mauricio Pochettino do t’i bëjë në nëntor një vit nga largimi prej Tottenham Hotspur.

Trajneri argjentinas u largua nga skuadra angleze pas disa rezultateve të dobëta, por ai vazhdon të mbetet njëri nga më të kërkuarit në botë.

Emri i tij gjatë kësaj kohe është lidhur me shumë skuadra të mëdha, por deri më tani ende nuk ka pasur zyrtarizim.

Së fundmi ai ka befasuar të gjithë, pasi është futur në bisedime me gjigantin rus Zenit St Petersburg.

48-vjeçari prej një viti është i papunë dhe synimi i tij është të rikthehet sa më shpejt për të trajnuar një skuadër.

Gjithsesi mediat evropiane raportojnë se Pochetino është shumë afër ta marrë drejtimin e skuadrës ruse.

Manchester United, Roma e Real Madrid janë skuadrat që është përfolur Pochettino për ta marrë drejtimin e njërës nga to. /Telegrafi/