Please enter at least 3 characters.

Po shkonte drejt shkallëve lëvizëse, gruaja “gëlltitet” nga një vrimë në dysheme (Video)

2017/08/ddddd-e1503943965436.jpg

Ky është momenti tronditës kur një grua zhduket në tokë në një stacion të metrosë pasi po ecte drejt shkallëve lëvizëse.

Paneli i thyer metalik nuk ishte i siguruar në vend, duke bërë që dyshemeja ta "gëlltiste" gruan.

Pamja e sigurisë tregon gruan dhe një burrë - që supozohet të jetë i dashuri ose burri i saj - duke shkuar drejt daljes C në stacionin e metrosë Cuizhu në qytetin Shenzhen të Provincës Guangdong të Kinës, përcjell Telegrafi.

Burri që po e shoqëronte atë dëshpërimisht përpiqet ta kap, në fund duke mbajtur krahët e saj ndërsa dëshmitarët e tjerë nxituan për ta ndihmuar.

Sipas stafit në stacionin në Linjën 3 të Metro Shenzhen, gruaja ishte e padëmtuar kur ajo u ndihmua disa minuta më vonë. /Telegrafi/