Please enter at least 3 characters.

Po kërkohet me ngulm nga Galatasaray, Shaqiri i kthen përgjigje skuadrës turke

2019/12/GettyImages-1191966109.jpg
265:"LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 04: Xherdan Shaqiri of Liverpool celebrates his team's fifth goal during the Premier League match between Liverpool FC and Everton FC at Anfield on December 04, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Xherdan Shaqiri nuk do të largohet nga Liverpoolit, edhe pse ofertat në drejtim të tij nuk po mungojnë.

Kampioni në fuqi i Turqisë, Galatasray është skuadra që më së shumti po insiston për afrimin e Xherdanit.

Galatasray kishte bërë ofertë në drejtim të Liverpoolit për huazimin gjashtë mujor të Shaqirit me mundësi blerje.

Mediat turke dhe ato angleze kanë raportuar se Shaqiri tanimë i ka kthyer përgjigje Galatas dhe ajo ka qenë jo.

Xherdan Shaqiri (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

28-vjeçari dëshiron qëndrimin te Liverpool së paku deri në përfundim të sezonit pasi kërkon ta fitoi titullin e Anglisë me The Reds.

Edhe trajneri Jurgen Klopp ka qenë kundër largimit të Shaqirit, pasi ka deklaruar se Xherdani do të ketë hapësira.

“Shaqiri është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne. Pjesa më e rëndësishme e sezonit është duke ardhur dhe ai do të ketë hapësira. Pas lëndimit të pësuar duhej ta merrte vetën dhe tani është gati”, ka deklaruar Klopp.

Kjo është hera e dytë që Shaqiri e refuzon kalimin te gjiganti turk, pasi Galatasaray edhe në verë kishte tentuar transferimin e tij, por që ishte refuzuar nga gjilanasi. /Telegrafi/