Please enter at least 3 characters.

Platini edhe zyrtarisht kandidon për president të FIFA-s

2016/01/platini-edhe-zyrtarisht-kandidon-p-euml-r-president-t-euml-fifa-s_hd.jpg

Ai e ka kumtuar edhe vetë arsyen e vendimit, duke thënë se është vendim personal i tij.

“Kjo është shumë personale, konsideroj se është vendim i kujdesshëm, në të cilin unë e shoh të ardhmen e futbollit para të ardhmes time. Prandaj unë kam kërkuar mbështetjen nga federatat”, tha Platini, pas letrës së shkruar për 209 Federatat anëtare të FIFA-s.

“Ka raste në jetë kur fatin tuaj mund ta merrni në duart tuaja”, shtoi Platini, i cili ka për synim ta zëvendësoj presidentin aktual të FIFA-s, Sepp Blatter. /Telegrafi/