Please enter at least 3 characters.

Plagoset në pjesën e pasme të trupit nga një plumb qorr pronari i një marketi në Vushtrri, rasti po hetohet

2024/01/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-98-e1705739433763.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një person ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke punuar në marketin e tij është qëlluar në pjesën e pasme të trupit nga një plumb qorr.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 22:30 në Stanoc të Vushtrrisë.

Tutje thuhet se viktima pas trajtimit mjekësor është liruar, ndërsa rasti po hetohet.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke punuar në marketin e tij është qëlluar në pjesën e pasme të trupit nga një plumb qorr. Viktima pas trajtimit mjekësor është liruar. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/