Please enter at least 3 characters.

Plagoset me armë zjarri një person në Podujevë

2020/02/Ilustrim-Policia-e-Kosoves-PK-Policia-e-trafikut-rrugor-foto-Ridvan-Slivova-8.jpg

Një person është plagosur pasditen e sotme në Podujevë.

I njëjti është duke marrë trajtim mjekësor pas plagëve të marra.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha

“Më 23.05.2020 në orën 16:16 kemi pranu një informatë se një person është i plagosur në Rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë. Njësitet policore iu kanë përgjigjur rastit dhe janë duke zhvilluar hetime për rastin”.

“Një person është dërguar për trajtim mjekësor dhe për gjendjen e tij mund të iu referoheni autoriteteve shëndetësore” deklaroi Hoxha.