Please enter at least 3 characters.

Plagoset "Doni" i Elbasanit për pazare droge,

2016/03/elbasan-1-1.jpg

Një atentat me armë është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Rinia”, jashtë një lokali në qytetin e Elbasanit.

Autori qëlloi disa herë me armë në drejtim të 38-vjeçarit Qani (Alibeaj) Zylyfi me banim në Elbasan, por vetëm një plumb e kapi atë në kofshë.

Autori ende të paidentifikuar kanë qëlluar nga makina tip BMW ku udhëtonte e me të cilën është larguar me shpejtësi në drejtim të qytetit, pa u kapur ende nga policia. Kjo, edhe sipas dëshmitarëve okularë të cilët janë shprehur për policinë se autoit nuk ka zbritur nga makina

I plagosuri i cili njihej edhe me pseudonimin “Doni”, është dërguar menjëherë drejt spitalit kirurgjik ku i është nënshtruar një ndërhyrje operatore, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia gjeti në vendngjarje disa gëzhoja fishekësh ndërsa në akset kryesore të qytetit janë ngritur postblloqe të shumta.

Ende nuk janë zbardhur zyrtarisht motivet e këtij atentati, por deri më tani dyshohet që shkak të jenë bërë pazaret për lëndën narkotike.