Please enter at least 3 characters.

Plaçkitje në një bankë në Shkup

2017/07/vjedhje-e-rende_1495802256-8465675.jpg

Dy persona të maskuar gjatë ditës së djeshme kanë kryer vjedhje në filialën e "Stopanska Banka" në lagjen "Maxhari" në Shkup.

Siç njoftojnë nga MPB, kryerësit janë futur në bankë dhe me kërcënim me armë zjarri kanë marrë rreth 300 mijë denarë dhe 3 mijë euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga policia thonë se po ndërmarrin masa për gjetjen e vjedhësve dhe zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/