Pjesa e parë, Zvicër 0-1 Spanjë: Spanjollët e nisën mirë, zviceranët nuk ia arritën të barazojnë
02/07/2021
Spanja e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Zvicrës në epërsi pas autogolit të Denis Zakaria (1-0).
Spanja e nisi shumë mirë takimin ndaj Zvicrës, në kuadër të çerekfinales në Euro 2020.
Në minutën e 9-të erdhi goli. Pas një goditje këndi, topi u largua nga zona, duke shkuar tek këmbët e Jordi Albas.
Mbrojtësi i majtë gjuajti drejt portës, por goditja e tij u devijua nga Denis Zakaria për të përfunduar në rrjetë për 1-0.
Rastin e mirë të dytë e kishte Cesar Azpilicueta në minutën e 25-të, por portieri zviceran kapi topin.
Zvicra kishte disa gjysmëraste në minutat e fundit, por nuk arriti të rrezikojë.
Xherdan Shaqiri po luan nga minuta e parë, ndërsa Granit Xhaka pushon shkaku i kartonëve. /Telegrafi/


