Pique tre javë jashtë fushe
Mbrojtësi i qendrës morri një goditje në fillim të takimit të mbrëmshëm pas një ndërhyrje të mesfushorit brazilian Romulo, dhe u detyrua të largohej nga ndeshja në minutën e 12-të.
Pique u është nënshtruar testeve të menjëhershme pas ndeshjes, dhe klubi tash ka konfirmuar se 25-vjeçari do të jetë jashtë fushe për dy deri në tre javë për shkak të ndrydhjes në këmbë.
Si rezultat spanjolli do të mungojë në ndeshjen e La Ligas këtë vikend kundër Granadas, pas një javë (më 29 shtator) kundër Sevillas, dhe udhëtimin te Benfica në Ligën e Kampionëve më 3 tetor. Megjithatë Barca shpreson ta ketë lojtarin për ndeshjen El Clasico kundër Real Madridit, tre ditë më vonë (6 tetor).
Ndërkohë, për Pique ka edhe një lajm të mirë. Ai pritet të bëhet baba, pasi e fejuara tij, këngëtarja Shakira, ka konfirmuar se është shtatzënë. /Telegrafi/


