Please enter at least 3 characters.

Pique tha që do të largohet nëse është nevoja, Fulham i bën ofertë zyrtare mbrojtësit

2020/08/GettyImages-1253533492-e1597935686406.jpg
220:"BARCELONA, SPAIN - JUNE 30: Gerard Pique of FC Barcelona reacts during the Liga match between FC Barcelona and Club Atletico de Madrid at Camp Nou on June 30, 2020 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Gerard Pique mund të largohet nga Barcelona pasi klubi katalunas pritet të bëjë revolucion.

Pas humbjes së thellë 8-2 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Pique ishte i pari që tha se mund të largohet.

Qendërmbrojtësi spanjoll deklaroi se nëse ai është problemi te klubi, atëherë do të largohej për të lëshuar rrugë.

Duke parë situatën aktuale të tij me Barcelonën, skuadra angleze Fulham i ka bërë ofertë spanjollit.

Gerard Pique . (Photo by Rafael Marchante/Pool via Getty Images)

Mediat spanjolle raportojnë se Fulham i ka bërë ofertë zyrtare Piques, duke i ofruar një kontratë tri vjeçare.

Londinezët të rikthyer në elitë duan ta kenë në radhët e veta Piquen i cili mund t’i ndihmojë shumë me përvojën e tij.

Gjithsesi detajet financiare nuk janë publikuar, por është një ofertë shumë e mirë që Pique po e vlerëson atë.

Për 33-vjeçarin do të ishte një rikthim në Ligën Premier, pasi më parë ka luajtur për Manchester United. /Telegrafi/