Please enter at least 3 characters.

Pique: Kini durim për Fabragas

2016/01/f.0729094937473_m.jpg

Kapiteni i Arsenalit ka qenë cak i spekulimeve të verës për një rikthim në vendlindjen e tij, por deri tash nuk ka asgjë konkrete për këtë lëvizje.

“Të gjitha nënshkrimet kalojnë nëpër një proces. Disa të lehtë, disa më të komplikuar. Ai është një lojtar i rëndësishëm për Arsenalin, andaj është e kuptueshme se ata përpiqen ta mbajnë atë”.

“Ka pasur shumë biseda për këtë, që janë normale. Më e mira është t’i lejojmë negociatat të vazhdojnë kursin dhe të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë Pique. /Telegrafi/